Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti, Aleksandër Lazri janë emrat që duhet të japin llogari për pasurinë e tyre. OFL u ka dërguar ditën e sotme formularin për të justifikuar pasurinë, ata kanë qenë të dënuar për trafik droge dhe vjedhje bankash.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka , banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.