Foto ilustruese

Kronikë

Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri

23 Dhjetor 2024, 13:55| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 16:58

  • Share

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Itali dhe Kroaci kanë ekstraduar nëpërmjet Rinasit 6 shtetas të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim për prostitucion,falsifikim dokumentash, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Njoftimi policisë:

U ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

U ekstradua në Itali, shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;

U ekstradua në Itali, shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;

U ekstradua në Itali, shtetasi E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

U ekstradua nga Kroacia, në Shqipëri, shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

U ekstradua nga Italia, në Shqipëri, shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Bashkëpunimi me homologët vijon.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?