Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit e burimeve të pasurisë tre personave të dënuar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim të dënuarve:
Afrim Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emiljan Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Erjon Gjinlija, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Emiljan Keçi u arrestua në Itali me 3 milion euro drogë dhe armë me silenciator. Ndërsa Erjon Gjinlija u vu në pranga në Durrës pasi u kap me 100 kg drogë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.