Operacioni Forca e Ligjit

Të dënuar për vjedhje, 2 të rinjtë nga Tirana duhet të deklarojnë pasurinë tek OFL

20 Nëntor 2020, 11:55| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 11:56

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar këtë të premte formularin për deklarimin e pasurisë 2 personave të dënuar për vjedhje me armë.

Bylbil Thika dhe Erjon Cenokaçi do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre. Thika banues në Tiranë është dënuar për vjedhje me armë ndërsa Cenokaçi është dënuar për vjedhje me dhunë.

Njoftimi i plotë i OFL-së:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. Th., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim; 

E. C., banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuti: 20/11/2020 12:58

    Meruni me hajdutet e pulave, se ata QE po Majn Peng gjith shqiprin e vejn gjoba s keni byth me I bo gjo ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?