Operacioni Forca e Ligjit ka bërë të ditur emrat e personave të cilëve iu kërkon të plotësojnë formularin e vetëdeklarimeve të pasurisë, pasi dyshohet se mund të jenë në rrugë të paligjshme.
I pari është Vito Biba, banues në Tiranë dhe i dënuar më herët për veprën penale të 'prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer na bashkëpunim'. Më tej i është kërkuar të plotësojë formularin Abedin Palnikajt, banues në Curraj të Tropojës, i dënuar për veprat penale 'vjedhje me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtje pa leje'.
Sakaq të njëjtën procedurë do të duhet të ndjekë Baftjar Gjana, banues në Resk të Kukësit, i dënuar për veprën penale 'shfrytëzim prostitucioni' dhe Ganti Tahirit, banues në Korçë dhe i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.