TIRANË- Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Bëhet fjalë për një hetim pasuror që SPAK ka nisur për drejtuesin e grupit dhe 5 të afërmit e tij, të cilët ishin edhe anëtarë të bandës së vjedhjeve në Belgjikë, ku rezultojnë edhe të dënuar.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal”, njoftoi SPAK.
Pas hetimit pasuror, SPAK ka dalë ka dalë në konkluzionin se ky grup nuk i justifikonte pasuritë duke vënë në sekuestro 9 prona të paluajtshme, një subjekt tregtar me emrin “Guard Security”, 3 mjete dhe 3 motorë, si dhe rreth 10 mijë euro. Në goditjen e radhës nuk kanë munguar as sendet luksoze: janë bllokuar plot 53 orë dore dhe mbi 35 bizhuteri, si edhe 32 monedha ari, të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e zhvilluar jashtë vendit. Po ashtu, janë bllokuar edhe pajisje elektronike që përfshijnë laptopë, iPad dhe kamera profesionale.
SPAK thekson se një pjesë e këtyre sendeve me vlerë ishin sekuestruar më herët gjatë kontrolleve në banesat e të hetuarve, në kuadër të një kërkese për ndihmë juridike të ardhur nga autoritetet belge.
Operacioni për sekuestrimin e pasurive u ekzekutua nga Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Komente

Gjithashtu një biçikletë, një monopatinë edhe një furçë dhëmbësh.
Përgjigjuu keput ne byth spaku me motorra me makina aty u katandis harroi misionin per te cilin u krijua.Misioni saj eshte te pastroje nga politika hajdutet dhe te korruptuarit drejtora ministra dhe kryeministra.Kete te bej spaku se u bej qesharak
Përgjigju