Të dënuar për vrasje dhe trafik të narkotikëve, OFL u dërgon formularët katër personave

13 Korrik 2020, 11:14| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 11:21

  • Share

Tre për trafik droge dhe një tjetër për vrasje me dashje janë katër personat të cilëve u është kërkuar nga Operacioni Forca e Ligjit të vetëdeklarojnë pasurinë, pasi dyshohet se ata mund ta kenë vënë me veprimtari kriminale.

Më saktësisht i është kërkuar të plotësojë formularin Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”. Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë dy personat e tjerë Arian Begajdhe Ermal Lusha, të dy banues në Kavajë, janë të dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Të katër këta persona duhet t'i përgjigjen pyetjeve të OFL-së me shkrim brenda 48 orëve dhe më pas përgjigjjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?