Kronikë

Të dënuar për vrasje, rrëmbim dhe drogë! OFL u dërgon formularët 5 tropojanëve

21 Gusht 2020, 10:40| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 10:42

  • Share

OFL u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurive pesë personave banues në Tropojë të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasje e deri të kultivimi i lëndëve narkotike.

Kjo pasi dyshohet se ata kanë vënë pasuri nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme.

Më konkretisht formularët do t'i plotësojnë Dorjan Jahelezaj banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Grenit Hasanpapaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Kreshnik Haxhiaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mark Lekndreaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Milazim Ndreshaj banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta persona kanë dy ditë kohë për të plotësuar me shkrim formularët, ndërsa më pas do t'i dërgohen OFL-së për verifikim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?