Të dënuarit në burgun e Peqinit u shkruajnë kartolina urimi fëmijëve

Sociale

Të dënuarit në burgun e Peqinit u dërgojnë kartolina urimi fëmijëve për vitin e ri shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty

9 Shtator, 17:46| Përditesimi: 9 Shtator, 18:04

  • Share

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi me 8 shtator, të dënuarit në burgun e Peqinit u kanë dërguar kartolina urimi fëmijëve të tyre.

Fillimi i vitit të ri shkollor solli emocione të veçanta jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Të dënuarit në këtë institucion shprehën dashurinë dhe krenarinë e tyre për fëmijët, duke i inkurajuar që të përqafojnë dijen.

“Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit!'

Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura.

Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund', shkruhet në disa prej kartolinave të prindërve. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?