Mjeku, Luan Nikollari

'Të deshte qielli Kolonel', ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak

6 Gusht 2022, 22:02| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 22:06

  • Share

TIRANË- Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije familja e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Miq dhe kolegë të tij kanë shkruar disa fjalë të ndjera për mjekun, i cili la gjurmë në mjekësinë shqiptare.

“Lamtumirë mik! E rëndë lamtumira jote! Njeri para së gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denjë e i papërlyer, babai më i mirë që familja mund të këtë, i dashuruar pas SUT, i pakursyer për shokët, miqtë e pacientët!  Të qoftë e blertë lendinë Luan Nikollari! Kishe akoma shume për të dhënë por të deshte qielli Kolonel!”, shkruan rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata në mesazhin e tij të ngushëllimit në Facebook.

“Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!”, shprehet mjeku Tritan Kalo.

Nikollari është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, ku mund të rendisim atë si Drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.

Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 07/08/2022 11:10

    Ngushelli e te ndjera familjes. Dhimbja esht me e lehte kur je krenar para shoqerise per vepren e jeten e te dashurit,sepse jeta e te ndjerit pati nje sens,ishte me vlere dhe e denje te quhet jete. Jemi shume qe marrim pjese ne hidherimin tuaj.

    Përgjigju
  • Ushtarak: 07/08/2022 03:56

    Nje njeri I perkryer dhe nje mjek ushtarak I devotshem. Ngushullime familjes dhe repekt per punen e tij ne FA dhe jo vetem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?