Të dhënat e buxhetit 2024, 1/3 e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, nga pensionistët te foshnjet

11 Nëntor 2023, 11:19| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 12:31

  • Share

Edhe pse akoma është në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare parashikon në total 735,9 miliardë lekë shpenzime të përgjithshme, drafti ka prioritet kujdesin social të shqiptarëve.

Por sa është ky buxhet, një buxhet që i shërben nevojave dhe kujdesit social të shqiptarëve?

Agjencia për Media dhe Informim, ka sqaruar se nga totali i këtyre shpenzimeve, qeveria ka parashikuar që 1/3 e tyre ose 33.4% do të shkojë për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë.

Më konkretisht, këto shpenzime janë të deidkuara për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, bonusin e bebes si dhe për ish-të përndjekurit dhe për ish-pronarët.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?