Të gjithë sektorët e ekonomisë janë në krizë për punonjës, ndërkohë që po rritet emigracioni dhe po bie lindshmëria. Në dy qarqe të vendit, Kukës dhe Gjirokastër, po shkon drejt shuarjes papunësia pasi pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtare në këtë tremujor ishte 11.3%.
Ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësisë me rreth 4%. Papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen pasi rezulton se është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë dominohet nga bujqësia.
Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar nga emigracioni i lartë. Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës, ku shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021.
Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në Vlorë me mbi 8% në raport me vitin e kaluar.
Të dhënat mbi papunësisë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë, Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.
Po ta vesh re jane tre qarqet bregdetare qe kane papunesine me te larte ne tremujorin e pare (dimer). Duhet te kete shume njerez qe punojne gjate sezonit turistik ne vere dhe gjate dimrit ngelen pa pune.
Përgjigju