Të dielën maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar! Garues nga 50 shtete, Koçollari: Do të bllokohen rrugët  

17 Tetor 2023, 17:47| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 18:02

  • Share

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit.

Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

 “Është viti i 7-të që e organizojmë maratonën e Tiranës, dhe është viti i 3-të, që e organizojmë full. Që do të thotë, bëhet itinerarin i plotë. Është 42 km. Është ajo 21 km, 10 km dhe “Ëe too”. Është iternerar më i shkurtër, sepse është për njerëzit para dhe tetraplegjik.  Një ditë para është “fun run”. Këtë vit kemi arritur rekord regjistrimesh. Është një nga veçantët më të rëndësishme sportive. Janë 50 shtete të ndryshme që janë regjistruar. Nga kontinente të ndryshme. Edhe nga Australia, Izraeli. Janë 4 mijë të regjistruar”, tha Mirela Koçollari, Drejtore e Promovimit të Tiranës.

Shumë rrugë të kryeqytetit do të bllokohen dhe forca të shumta policie do jenë në terren, ndaj Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit të Tiranës, Mirela Koçollari kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

"Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit, dhe maksimumi në orën 13:00 do hapen rrugët. Të konsiderohet si një ditë e shëndetshme”, tha Koçollari.

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?