Të dielën Pashka Ortodokse, shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar! Fluks në Kapshticë

3 Maj, 09:31| Përditesimi: 3 Maj, 11:45

  • Share

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën Ortodokse të dielën më 5 maj.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas

Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?