I dërguari i Posaçëm i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të komunitetit LGBTI+, Fabrizio Petri, do të kryejë, më datë 4 prill, një vizitë në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, i dërguari i Posaçëm Petri do të zhvillojë takime me autoritete shqiptare dhe me përfaqësues të OJQ-ve për të diskutuar për sinergji të mundshme.
Pozicioni i të Dërguarit të Posaçëm është krijuar së fundmi dhe pasqyron mbështetjen në rritje të Qeverisë Italiane ndaj mbrojtjes dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBTI+. Italia është pjesë e Koalicionit për të Drejta të Barabarta si dhe e UN LGBT Core Group në Neë York.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, i Dërguari i Posaçëm do të zhvillojë takime me përfaqësues të OJQ-ve shqiptare të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI+, me Zëvendësministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, me Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca, me Zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino si edhe me Zëvendës Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti.
Vizita e të Dërguarit të Posaçëm Petri kryhet në një moment kur Shqipëria ka miratuar së fundmi Planin Kombëtar të Veprimit LGBTI 2021-2027.
Parlamenti italian se fundmi votoi kunder ligjit Lgbti. I derguari te shikoj si ecin te drejtat ne Itali e jo te fusi hundet ne punet e shteteve te tjera.
Përgjigju