‘Të dua’, djali i Jozefina Topallit shfaqet për herë të parë në skenën televizive me partneren Cindy Marina

27 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:12

  • Share

Për herë të parë, djali i Jozefina Topallit është shfaqur në media me të dashurën e tij Cindy Marina. Genar Topalli vendosi të surprizojë partneren e tij në finalen e spektaklit Dance Albania. Sëbashku ata kërcyen nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”.

Aty çifti i tha njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

Biseda në studio:

Cindy: Genarin e kam njohur rastësish dhe ai më ka  vjedhur zemrën me thjeshtësinë e tij, karakterin. E vlerësoj shumë dhe mbi të gjitha vlerësoj faktin që më ka mbështetur në çdo rrugëtim që unë kam marrë. Dhe këtu në Dance Albania ai ka qenë i pari që më ka thënë pse jo provoje veten.

Ermal Mamaqi: Kur e keni ndarë datën?

Cindy: Gjithmonë e ke një pyetje para kohe. Por do kesh një ftesë.

Ermal Mamaqi: A mund ta marr dhe djalin?

Cindy: Patjetër. Djali është i ftuar para teje, mbrapa vjen Ami, vajza dhe mbrapa Ermali.

Alketa Vejsiu: Shpresojmë që ju do përfundoni në një martesë të lumtur. Si do shkojë kjo punë? Si janë projeksionet? Do qëndrosh ti në Shqipëri këtu se Shqipëria të do ty Cindy, apo do na e marrësh Genarin në LA?

Cindy: Dhe unë e dua Shqipërinë, por patjetër që unë jam rritur dhe kam lindur në Amerikë.  Gjysmën e zemrës e kam andej, se unë e kam edhe familjen andej, edhe i përshëndes, po na ndjekin të gjithë sonte, por për momentin unë jam në Shqipëri ku e shikoj shumë punën që po bëj si prezantuese sportive të Serisë A. Shqipëria është një vend që e dua shumë, kështu që nuk e di. E ardhmja është një pikëpyetje por gjithmonë ka gjëra të bukura.

Genar Topalli: Faleminderit për ftesën, unë kam ardhur për të mbështetur Cindyn, nuk e kisha menduar që do të vija, por kam ardhur për ta mbështetur pasi sfidë pas sfide është përmirësuar dhe ka treguar seriozitet dhe besoj që meriton fitoren sonte.

Alketa Vejsiu: I ke bërë ndonjë vërejtje konstruktive?

Genar Topalli: Vërejtje konstruktive disa, por besoj Dioni ka qenë ai që i ka bërë në mënyrë teknike më të mira, kështu që nuk i kam ndërhyrë.

Alketa Vejsiu: Ndonjë vërejtje për Dionin keni?

Genar Topalli: Jo asnjë, ndoshta më vonë me mua do tí ketë punët… (qesh)

Cindy: Faleminderit që erdhe dhe mbi të gjitha që kërceve me mua.

Alketa Vejsiu: A mund t’i thuash ndonjë fjalë dashurie Genarit?

Cindy: Thjesht të dua.

Genar Topalli: Edhe unë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtsi per shkatrruesit e venditit: 27/12/2022 14:08

    llumet e kombit bashke me t emen

    Përgjigju
  • Epo pike e zeze: 27/12/2022 12:38

    Po kush do ja varte ketij po mos te ishte djali xhozit. Maksimumi do isjte po aq i suksesshem sa i ati qe betem vegjeton edhe pse eshte i shoqi xhozit. Ehhhh thuaj. Figlio di buona madre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?