Të enjten mblidhet 'Zgjedhorja', mazhoranca kërkesë PD: Sillni përfaqësues! Kushtet e Bashës, kapriço dhe të pabaza

8 Tetor 2019, 18:31| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 20:59

  • Share

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon që opozita jo parlamentare të ketë një përfaqësues në nivel teknik në mbledhjen që do të zhvillohet ditën e enjte në Kuvend. Kjo kërkesë është bërë nga deputeti i PS, Alket Hyseni, njëkohësisht anëtar i komisionit për reformën zgjedhore, por edhe nga bashkëkryetarët e reformës zgjedhore. Në një intervistë për Report TV, Hyseni zbardh ecurinë e këtij komisioni, pas tryezës gjithëpërfshirëse të thirrur nga prezenca e OSBE në Tiranë.

“Në tryezë ne kemi menduar të merret opinioni sa më i gjerë. Te faktori politik futet dhe opozita jo parlamentare, madje ka qenë kërkesë edhe e kryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore, që opozita jo parlamentare të ketë përfaqësues”, tha Hyseni.

Hyseni i është përgjigjur edhe Lulzim Bashës pas këmbënguljes për kushtet e vendosura ndaj shumicës për Reformën Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike. Për mazhorancën, këto kushte janë kaprico dhe ultimatume të pabaza, të cilat pasohen me goditje të forta.

 “Ultimatumet e tilla nuk vlejnë më. Ftoj liderin e opozitës së rrugës të heqë dorë nga ultimatumet se e ka vërtetuar që nuk vlejnë. Duhet të kuptojë që kapriçot e marrin goditjen si në të kaluarën, ashtu do e marrë përsëri”, shtoi ai.

Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita joparlamentare kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkëdrejtimi i këtij komisioni, një kusht që për mazhorancën është i papranueshëm dhe i pamundur të realizohet.

“Kërkesa e tyre për riformatim të komisionin është e papranueshme dhe nuk mund të merret në konsideratë sepse është dhe praktikisht e pa realizueshme, çfardo të bisedohet në tryezë”,u shpreh për Report Tv, Hyseni.

Ditën e enjte do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë, por që hasi kundërshtinë e mazhorancës si përgjigje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 09/10/2019 09:59

    Tani nuk ju pëlqen z. Rudina njashtu sikur e babai i saj dikur, që ua futi frikën komunistëvet të posa zhveshur nga petku i stalinizmit. Kur nuk mundën t’a trembën Azemin duke e shantazhuar ia bën kurthin dhe i dha plumbin sali tradhëtari

    Përgjigju
  • kacaku: 08/10/2019 19:44

    Akoma me ate shpellarin meret qeveria ,aty eshtd opozita e re cdoni me fundurinat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?