Opozita do të shkojë me të njëjtin skenar për të përsëritur skena dhune dhe kaosi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti Saimir Korreshi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se nuk përjashtohet as greva e urisë.
“Ne do jemi të vendosur të imponohemi për të drejtat legjitime. Mund të jetë edhe greva e urisë. Është akt ekstrem por mund të ndodhë. Do jem një nga të parët nëse do bëhet”, tha Korreshi në Report T v.
Lajmi kryesor:
3 ditë jashtë Kuvendit, Saimir Korreshi: Më dënuan për njërën dorë! Grushti i Nallbatit? S'më lejonte doktori të bëja boks! 3 kushtet e Rithemelimit për të 'braktisur' dhunën
B.K//ReportTv.al