Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Të enjten Tirana, kryeqendra e Ballkanit Perëndimor! Mbahet Samiti i lidërve të rajonit e drejton Rama dhe Varhelyi

9 Qershor 2021, 13:50| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 15:55

  • Share

TIRANË- Të enjten në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor, që mbledh në kryeqytetin shqiptar drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. 

Samiti do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. 

Liderët pritet të dakordësojnë kërkesat e tyre ekonomike me financim nga BE, një paketë rreth 9 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria pritet të firmosë marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik, siç pritet të jetë ajo me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit dogonar, me fokus të veçantë në Qafë-Thanë. 

Megjithatë, në këtë takim Shqipëria pritet të vijë me kërkesa specifike për BE-në, sic është edhe njohja reciproke e certifikave të gjelbërta të vaksinimit. Po ashtu, përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe lehtësimi i procedurave tregtare dhe të transportit me vendet kufitare anëtarë të Unioni. 

Takimi i Tiranës paraprin Samitin e Berlinit në fillim të korrikut.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?