Michael Jordan dhe atletet e veshura prej tij

Të firmosura nga Michael Jordan, atletet shiten për 2.2 milionë dollarë

12 Prill 2023, 14:31
  • Share

Një palë atlete të veshura dikur nga legjenda e basketbollit (NBA) Michael Jordan janë shitur për 2.2 milionë dollarë (1.7 milionë £) në ankand, duke u bërë këpucët më të shtrenjta të shitura ndonjëherë. Atletet e firmosura, të cilat ankandi i "Sotheby’s" i kishte vlerësuar se do të kushtonin 2 deri në 4 milionë dollarë, janë ndër artikujt më të shtrenjtë të Michael Jordan të shitura në ankand.

Një fanellë që ai veshi në finalet e NBA-së në vitin 1998 u shit në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë. Shitja e fundit vulos pozicionin e Michael Jordan si atletin më të vlefshëm në ankande.

“Rezultati rekord dëshmon më tej se kërkesa e relikeve sportive tw Michael Jordan vazhdon të jetë më e mirë dhe të kapërcejë të gjitha pritjet,” tha Brahm Wachter, Shefi i Sotheby’s për Streetwear dhe Modern Collectables.

Rekordi i mëparshëm për këpucët e Jordan ishte 1.47 milionë dollarë për një palë "Nike Air Ships" të tij të shitura në ankand në 2021. Air Jordan XIII të shitura të martën ishin veshur nga ylli i basketbollit gjatë sezonit të tij të fundit në kampionat me Chicago Bulls në 1997-98. Me numër 48-të, në atë ndeshje dhe me ato atlete Jordan shënoi 37 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?