Takimi i parë i dashamirësve është me poezinë dhe imazhet në fotografi të poetit... Akademiku Xhevahir Spahiu këtë të premte është ulur në radhën e parë të pritjes për mbrëmjen poetike ‘Te fjala vdes’, me vargje të tij. E përshëndesin mes buqeta lulesh e përqafimesh...
Tingujt e violinës, në regjinë e Gëzim Kamës dhe libret të Arian Lekës, lajmërojnë një rrugëtim poetik ‘në botën ku ecën’ misionari i letërsisë shqipe...
Përtej poezive të jetësuara në fletët e librave të tij në të dy kohët, natyrën humane e të paqtë, të poetit që shkroi dhe vargje rebele, Leka e sjell përmes të tjera vargjeve...
Tek ‘Brirët e demit’, ‘Në pyje vjeshta ndezi zjarre’ a ‘Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë’ të sjella me interpretimin e Esmeralda Kames dhe Erin Kujofsës, ndihen brohoritja e poetit përmes figuracionit, për mungesën e lirisë në diktaturë ...
Libra të kthyera në karton, heqja e të drejtës për të botuar, janë vetëm disa nga ndëshkimet që pësoi gjatë diktaturës poeti dhe gazetari i penës së ‘mprehtë’...
Xhevahir Spahiu i shkruan botës së brendshme të njeriut, dashurisë, peizazhit. Tenton që përmes letërsisë tu kundërvihet sistemeve shtypëse, por nga ana tjetër ai u shkruan edhe poetëve e personaliteteve vendas, si Ali Podrimjas, Eqerem Çabjet e Fatos Arapit...
Duartrokitjet shënojnë mbylljen e mbrëmjes poetike. Shpreh në një buzëqeshje e shtrëngim duarsh mirënjohjen poeti, ndërsa prej tij të pranishmit marrin si kujtim një poezi, fotografi a libër....