Foto ilustruese

Kronikë

Të fshehur brenda një kamioni, 'shuhet' në Holandë ëndrra britanike e 19 shqiptarëve! Mes tyre kishte edhe gra

5 Shkurt 2020, 10:19| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 10:22

  • Share

HOLANDË- 19 shqiptarë mes tyre 2 gra janë kapur nga policia holandeze, pasi ishin fshehur brenda një kamioni në Hoek të Holandës në tentativë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave holandeze 17 burra dhe 2 gratë shqiptare ishin futur brenda disa materialeve brenda kamionit, por janë zbuluar pa shkuar në destinacionin final.

Kamioni me targa rumune drejtohej nga një 47-vjeçar nga Rumania  i cili është shoqëruar për në paraburgim dhe ndaj tij ka nisur një hetim. Ndërkohë për sa i përket shqiptarëve thuhet se ishin nga mosha 19 në 43-vjeç dhe ndaj tyre pritet të kryhen procedurat e riatdhesimit.
 

Komento

Komente

  • emigrante: 05/02/2020 14:48

    Ata jane kane marre popullit shqiptar ,me dhune e mashtrime. pra politikanet majtas djathtas e qender. Kush i ka marr me forze e mashtrim ne burg te rrije. Keta qe i kane bere jashte ne fund te fundit skane vjedhur shqiperine. bejme parjashtim kush eshte marre me shfrytezim te tjereve.

    Përgjigju
  • Emi: 05/02/2020 11:45

    Kjo ashte suksesi i politik shqiptare e kan ba populli Pa vler turp turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?