Mijëra emigrantë nisën një udhëtim të gjatë nga jugu i Meksikës të mërkurën, në një përpjekje për të mbërritur në kufirin me SHBA përpara se Donald Trump të marrë zyrtarisht detyrën gjatë së cilës ka premtuar deportimin më të madh të emigrantëve të parë ndonjëherë.
Karvani gjigand me njerëz, u nis rreth orës 17:00 me orën lokale nga Tapachula me destinacion të radhës qytetin Huehuestan.
Grupimi shpreson që të mund të gjejnë hapësirë të trajtohen nga autoritetet amerikane në sistemin e azilit ndërsa kanë bërë kërkesë që autoritetet meksikane të mos i pëngojnë në rrugëtimin e tyre.