Bukë me vezë, djathë dhe perime
Përbërësit:
4-6 feta bukë
8 kokrra vezë
150 ml pana
200 gr proshutë
250 gr perime miks (qepë të njoma, speca, brokoli)
150 gr djathë cheddar
125 gr mozzarella
Bishta qepe të njomë
Përgatitja: Pastrojmë bukën nga koret dhe pasi të lyejmë një tavë me pak gjalp, vendosim fetat e bukës në të gjithë sipërfaqen e tavës si bazë.
Në një tas vendosim 8 kokrra vezë, shtojmë në të kremin pana dhe i rrahim së bashku. Shtojmë proshutën në kubikë dhe qepën e njomë, pjesën e bardhë, brokolin në lule të vogla, specin në kubikë të vegjël, djathin cheddar në rende dhe po ashtu mozzarellën në rende, kripë dhe piper i zi.
E shtojmë vezën e përzierë në djathë dhe perime mbi bazën me bukë. E spërkatim sipër me bar qepe të grirë imët ose me bishta qepe të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.
Mëlçi pule me verë dhe rrush
Përbërësit:
1 qepë
2 thelpinj hudhra
600 gr mëlçi
50 ml verë të bardhë
80 ml krem pane
150 gr rrush pa fara ( i bardhë)
50 gr stika pishe
100 gr spinaq
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim vajin në tigan në nxehtësi mesatare dhe kavardisim qepën për 3-5 minuta derisa të zbutet dhe të zverdhet pak.
Shtojmë mëlçitë e pulës, kripën dhe piperin dhe i gatuajmë ato për 2-4 minuta, duke i trazuar lehtë derisa të zverdhen pak.
Gjatë kohës që gatuajmë mëlçitë kavardisim pa yndyrë stikat e pishës.
Shuajmë mëlçitë dhe qepën me verë. Shtojmë pak krem pana , rrushin e prerë në gjysmë, spinaqin dhe i lëmë të vlojë, duke shtuar në fund stikat pishës. Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Komente
