Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Domate të mbushura me djath e vezë dhe Pilaf bullguri me djath e bizele/ Elvi nga Tirana fituesi i sotëm

25 Korrik 2019, 11:17| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 14:39

  • Share

Receta e parë: Domate të mbushura me djath e vezë

Përbërësit:

1 kg domate (të pjekura)

200 gr djath

3 kokrra vezë

1 tufë majdanoz

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim domatet nga sipër horizontalisht në majë dhe me ndihmën e një luge të vogël pastrojmë atë nga tui dhe krijojmë hapësirë për mbushje. Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të djathin e thërrmuar, tulin e domates të prerë në kubikë të vegjël, majdanozin e grirë hollë, kripë e vaj ulliri. Mbushim domatet duke i vendosur ato në një tavë të lyer me pak vaj. Spërkatim dhe domatet sipër me pak vaj dhe i vendosim në furrë 180ºC për 30 minuta.

Kjo recetë e zonjës Vjollca kushton 280 lekë dhe ishte Elvi nga Tirana ai që gjeti vlerën e saktë duke u bërë fitues i vlerës 2000 lekë të reja. Ashtu si Elvi edhe ju mund të bëheni fitues duke gjetur koston e saktë të recetës dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101

Domate të mbushura me djath e vezë

Receta e dytë: Pilaf bullguri me djath dhe bizele

Përbërësit:

1 gotë bullgur (kokërrmadh)

1 qepë e vogël

250 gr fileto pule

1 karrotë

200 gr bizele

1 lugë çaji salcë domate

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e gjalpin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë. Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë zverdhet e më pas shtojmë salcën. Shtojmë karrotat e prera në kubikë, bullgurin dhe I trazojmë mirë. Shtojmë 2 gota ujë të valuar, bizelet, kripë e piper të zi. Ulim temperaturën dhe vendosim kapakun duke lënë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Pas 15 minutave e fikim zjarrin dhe e lëmë dhe 15 minuta të tjera të pushojë. Në fund shtojmë majdanoz dhe e shërbejmë.

Pilaf bullguri me djath dhe bizele

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?