Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Ëmbëlsirë krokante me kungull dimri dhe fërgesë me domate të thata e vezë

8 Nëntor 2018, 11:49| Përditesimi: 8 Nëntor 2018, 16:06

  • Share

Receta e parë: Ëmbëlsirë krokante me kungull dimri

Përbërësit:

Brumi:

300 gr miell

150 gr sheqer

½  lugë çaji kripë

½ lugë çaji pluhur pjekës

200 gr gjalp i grirë

1 lugë çaji vanilje

1 lugë çaji uthull

2 të verdha veze

Mbushja:

550 gr kungull i verdhë

40 gr sheqer

1 lugë çaji lëkurë portokalli

3 lugë gjelle lëng portokalli

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin e situr . Shtojmë në të pak kripë, sheqer, pluhurin pjekës dhe i përziejmë të gjithë përbërësit.

Grijmë në rende gjalpin e ngrirë dhe e përziejmë me miell. Pas përzierjes shohim që brumi fillon të thërrmohet. Shtojmë 1 lugë kafe uthull, 1 lugë kafe ekstrakt vanilje, 2 të verdha veze dhe i përziejmë lehtë për 10 minuta. Shohim që mielli e ka përthithur gjalpin në momentin që pot a mbledhim grushin me miell ai të mblidhet.

Lyejmë një tavë të vogël me gjalp dhe shtojmë në tepsi gjysmën e miellit të trazuar me gjalp. Shtrojmë në tepsi dhe e nivelojmë me shpinën e një luge.

Grjmë kungullin ën rende nga pjesa më e imët. Shtojmë në brumin e kungullit 1 lgë çaji lëkurë limoni, sheqerin kaf  dhe lëngun e portokallit. Masën e brumit e hapim mbishtresën e brumit që hapëm në tavë. E nivelojmë mirë kungullin dhe në fund pjesën e brumit që teproi e shpërndajmë mbi kungull dhe e vendosim tartën në furrë në temperaturën 180ºC për 30-40 minuta.

Receta e dytë: Fërgesë me domate të thata e vezë

Përbërësit:

1 kokërr qepë

3 thelpinj hudhër

150 gr domate të thata

4 kokrra vezë

1 lugë kafe miell

4 lugë gjelle vaj ulliri

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim domatet në fije dhe i vendosim ato në ujë për 20 minuta. Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri. Shtojmë në të qepën e grirë  në fije , e kaurdisim deri sa të zverdhet pak dhe shtojmë hudhrat e prera imët.

Më pas shtojmë domatet e thata të prera në fije dhe të zbutura për 20-30 minuta në ujë të vakët. I kaurdisim për 5 min dhe shtojmë ujin deri sa të mbulohen dimatet. Shtojmë gjithashtu kripë dhe 1 majë luge sheqer.

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë me 1 lugë kafe miell dhe i shtojmë tek vezët. E trazojmë mirë dhe ndrkohë shtojmë edhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë.

Shtojmë vezën tek fërgesa me domate, e lëmë atë të mpikset dhe e shërbejmë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?