Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Ëmbëlsirë me çokollatë dhe Kotoleta me patëllxhanë të mbushur

17 Korrik 2018, 13:25| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 15:21

  • Share

Përbërësit:

300 gr çokollatë

100 ml vaj lulesh ose gjalp

200 gr sheqer

Vanilje

3 kokrra vezë

100 gr lajthi

150 gr miell

¼ lugë kafe pluhur pjekës

3 lugë gjelle kakao

½ lugë kafe kripë

Përgatitja : 

Ndezim furrën në temperaturën 175 gradë. Fillimisht bashkojmë çokollatën e copëtuar së bashku me vajin dhe e vendosim në temperaturë të ulët për 3-4 minuta sa ccokollata të zhytet. E largojmë nga zjarri, e trazojmë me tel në mënyrë që të shkrijëë plotësisht dhe e lëmë mënjanë të vaket në tas ( e largojmë nga tenxherja).

Në tasin ku vendosëm ccokollatën shtojmë sheqerin, vaniljen dhe i trazojmë së bashku. Duke i trazuar shtojmë një nga një vezët duke i trazuar në një interval kohe 2 minuta. ( I trazojmë mirë me mikser)

Bashkojmë në një tas tjetër përbësrësit e thatë ( miellin, kakaon , ¼ lugë pluhur pjekës dhe kripë)

Shtojmë në tasin me përbërësit  lëngshëm lajthitë e copëtuara dhe më pas shtojmë miellin me përbërësit e tjerë. I trazojmë mirë me tel ose rrahëse vezësh. Në fund shtojmë 50 gr ccokollatë të copëtuar në kubikë dhe më pas e shrtojmë në tavë ku më parë kemi vendosur letër pjekje. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 175 º C për 15-20  minuta.

Receta e dytë : Kotoleta të mbushur me patëllxhanë të mbushur me proshutë dhe djath.

Përbërësit :

2 patëllxhanë

150 gr proshutë

100 gr djath i tymosur

4 – 5 lugë gjelle miell

1 kokërr vezë

15 ml ujë

Peksimadhe

Vaj

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë , thajmë patëllxhanët dhe i qërojmë ato në mënyrë decorative një rresht po, një rresht jo.

I presim në feta rrumbullake me trashësi 0,5 cm. rrathët duhet të jenë 2 e nga 2 në mbushje , pra duhet llogaritur një numër çift i tyre.

Në gjysmat e rrathëve , pra nëse kemi 14 rrathë, do të vendosim në 7 rrathë nga një fetë të hollë djath dhe nga një fetë të hollë proshutë. I mbulojmë rrathët me një rreth tjetër dhe i ngjeshim pak me dorë. Pra do të ketë një pamje hamburger.

Në një tas rrahim1 vezë. Shtojmë në të 70 ml ujë, kripë e piper dhe miellin dhe e rregullojmë sëpërsëri me pak ujë në mënyrë që brumi të bëhet i hollë si për krepa.

Vendosim në një pjatë peksimadhe dhe lyejmë kotoletat e mbushura me brum duke i shkundur  mirë me qëllim që ti lyejmë sa më hollë. Kur të kemi përfunduar kotoletat, ngrohim vajin për skuqje dhe i skuqim kotoletat duke i zverdhur mirë nga të dyja anët. I servirim me sallatën që dëshirojmë.

Ju bëftë mirë!

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?