Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Lakror me lakër turshi dhe Supë me hudhra. Sot edhe kuizi "Sa kushton receta?"

24 Janar 2020, 11:00| Përditesimi: 24 Janar 2020, 13:41

  • Share

Lakror me lakër turshi (me 2 petë)

Përbërësit:

Brumi:

1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji ujë

Kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gr miell

1 lugë kafeje sodë buke

Mbushja:

1 qepë

1 kg lakër turshi

Kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle piper i kuq

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.

Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit. Shtojmë sodën te mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek. Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël  derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë. Shtojmë lakrën dhe I kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper t6ë kuq, I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.

E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën.

Lyjemë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë.

Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.

Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër.

Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalp në sipërfaqen e lakrorit.

Vendosim lakrorin për tu pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.

E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.

 

 

 

Supë me hudhra

Përbërësit:

400 gr mish pule

1 presh

1 karrotë

1 qepë

1 degë selino

Majdanoz, 2 gjethe dafinë

5-6 thelpinj hudhra

Trumzë e freskët

Kripë dhe piper i zi

2 të verdha veze

100 ml krem pana

Kubikë buke të thekur

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në nëj tenxhere vendosim të lidhura bashkë 1 copë presh dhe një karrotë, gjysmë qepë, rrënjën e selinosë, 1 tufë majdanoz, 2 gjethe dafine e tumëz. mbushim tenxheren me ujë dhe dhe e lëmë të ziejë. Kur të fillojë zierja vendosim mishin e pulës dhe e lëmë të valojë për 30-40 minuta.

Largojmë copat e pulës dhe i thërrmojmë me pirun në copëza aq sa mban luga.

Lëngun e perimeve dhe pulës i kullojmë në sitë.

Duhet të kemi mesatarisht 1 litër lëng për supën. Vendosim lëngun dhe mishin e copëtuar dhe i japim një valë. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim hudhrat e grira me 2 degë tumzë për 1 minutë. Pa i dhënë shumë ngjyrë i shtojmë në tenxhere dhe i lëmë të marrin valë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve, kremin e panës dhe pasi ulim temperaturën, i shtojmë në tenxhere dhe e largojmë sa të fluskojë pak.

Thekim pak bukë në kubikë dhe e shërbejmë supën me bukë të thekur.

 

 

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?