Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Lazanjë me krepa e spinaq dhe Supë krem domate

19 Shtator 2019, 12:17| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 12:34

  • Share

Receta e parë: Lazanjë me krepa dhe spinaq

Përbërësit:

-Krepat

250 g. miell

3 vezë

500 ml. qumësht

30 g. gjalpë

-Mbushja

1lgj gjalpë

50 g. Pançetë

1qepë mesatare

600g. spinaq

-Beshamel

25 g. gjalpë

25 g. miell

30 ml. qumësht

Kripë plus piper arrëmoskat

100g. djathë Mozzarela

2l pure domate

Përgatitja:

-Në një tas vendosim miellin plus vezë plus qumësht plus kripë plus 1 lgj gjalpë të tretur i trazojmë me tel vetëm deri sa të formohet një krem homogjen.

-Lyejmë një tigan me pak gjalp dhe shtojmë 1 garuzhde krem e hapim në të gjithë tiganin dhe e pjekim për 3 minuta nga secila enë. Kështu vazhdojmë deri sa të mbarojë brumi.

-Në një tigan shkrijmë gjalpë plus pançetë plus qepë të grirë hollë i kavardisim së bashku në fund shtojmë spinaqin dhe e lëmë deri sa spinaqi ul volumin e tij.

-Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin plus miell e trazojmë e kavardisim për 2-3 minuta, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e trazojmë vazhdimisht plus kripë plus piper arrëmoskat, e largojmë.

-Në një tepsi shtojmë letër pjekje.

Vendosim një krep. Shpërndajmë mbi të 1 l mbushje me spinaq dhe e spërkatim me djathë mozzarella plus 1 lgj beshamel. Kështu vazhdojmë me të gjitha shtresat në fund lyejmë sipërfaqen me pak pure domate e spërkasim me djathë dhe e vendosim në furrë e parangrohur në temp. 180°C për 15 min.

Receta e dytë: Supë krem domate

Përbërësit:

1kg domate

1qepë

2 patate

 borzilok

100ml. krem pana

Vaj ulliri

Kripë + piper i zi

40g. permixhan plus 1 l sheqer

-Vendosim domatet në ujë të valuar dhe qërojmë lëkurën e tyre

-Presim domatet në kubik të vogël

-Në një tenxhere kavardisim qepë të grirë hollë plus patate në kubik të vegjël

- I kavardisim së bashku duke shtuar në pas 1 thelpi hudhër plus domatet në kubik plus 1l sheqer, e lëmë domaten të zjejë 10 minuta duke future në mes dhe ujë ose lëng perimesh.  E lëmë të ziejë dhe 5 minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e largojmë atë me blender duke e kthyer atë në pure. Shtojmë kremin plus erzet rregullojmë supën me kripë

-Ndërkohë kemi vendosur në furrë 200°C për 10 min, 2-3 feta bukë të prerë në kubike dhe të lyera me vaj ulliri.

-Në fund shërbejmë supën duke futur kubikë buke të thekur dhe i spërkasim ato me permixhan të grirë.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?