Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Mish qingji me oriz dhe qumësht, supë magjerica dhe bukë pashke

26 Prill 2019, 10:48| Përditesimi: 26 Prill 2019, 11:32

  • Share

Receta e parë - Mish qingji me oriz 

Përbërësit:
1 kg mish qingji
400 gr oriz
600 ml qumësht
200 ml lëng mishi
40 gr gjalp
Kripë

Përgatitja:
Fillimisht lajmë, shpëlajmë mishin dhe e vendosim atë në tenxhere. Hedhim kripë, e mbulojmë me ujë të valuar dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të shpohet me pirun. 
Pastrojmë orizin, e shpëlajmë, e kullojmë mirë dhe më pas e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Vendosim mbi të thelat e mishit të shpërndarë nëpër tavë. Mbi copat e mishit vendosim nga një amjë luge kafe gjalpë.

Hedhim fillimisht qumështin e nxehtë me pak kripë mbi copat e mishit dhe orizit. Më pas shtojmë lëngun e mishit të nxehtë dhe menjëherë e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190ºC për 25-30 minuta derisa sipërfaqja e mishit dhe orizit të skuqet.

Receta e dytë: Supë magjerica

Përbërësit:
400-500 gr të brendshme qingji
40 gr gjalpë
3 lgj oriz
4 qepë të njoma (pkesa e bardhë)
Kripë
2 të verdha veze
3 lgj lëng limoni
Kopër
Piper i zi

Përgatitja:
Shpëlajmë të brendshmet dhe i përvëlojmë ato në ujë të valuar. I kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim të bardhat e qepëvë të njoma deri sat ë zbuten, port ë mos marrin ngjyrë. Shtojmë të brendshmet dhe i kaurdisim pak. Shtojmë lëngun e tyre dhe kur të marrë valë, hedhim orizin e pastruar e të larë. Ziejmë supën deri sa orizi të jetë gati, rregullojmë shijen për kripë dhe e heqeim nga zjarri. Pas 5-6 minutash e presim me vezë e limon. Në fund hedhim pak kopër e piper të zit ë bluar.

Receta e tretë: Bukë pashke

Përbërësit:
400 gr miell
10 gr maja birre
60 gr sheqer
1 lç lëkurë limoni
1 pako sheqer vanilje
1 vezë
60 gr gjalpë ambienti
150 ml qumësht
1 vezë

Përgatitja:
Fillimisht hollojmë majanë në qumësht të vakët. Shtojmë sheqerin, miellin, sheqerin vanilje, lëkurën e limonit të grirë hollë, vezën, gjalpin e butë dhe i trazojmë fillimisht me lugë druri dhe më pas me dorë deri sa të na formohet një brumë i butë (nuk e ngjeshim si brumin e byrekut). E mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 1 orë.

Më pas mund të bëjmë një bukë të vetme  duke i dhënë formën e gërshetit. E ndajmë brumin në 3 pjesë, formojmë shirita e më pas i lidhim gërshet ose i lyejmë me vezë të rrahur dhe i pjekim.
Mund ta ndajmë brumin në 4 pjesë  dhe secilën prej tyre e ndajmë në 3 pjesë, bëjmë shiritat dhe formojmë gërsheta. Kështu mund ti bëjmë bukët individuale. I pjekim në temperaturë 180ºC për 25 minuta.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?