Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Mish viçi i zier në verë me perime dhe Rizoto me bizele dhe domate

15 Tetor 2019, 10:28| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 12:28

  • Share

Mish viçi i zier në verë me perime

Përbërësit:

800 gr mish viçi (kryesisht tul)

Kripë plus piper I zi

2 lugë gjelle miell

1 gotë verë (200 ml)

2 qepë mesatare

3 degë selino

3 karrota

3 thelpinj hudhra

700 gr domate

Rozmarinë

Vaj ulliri

Përgatitja

Presim qepën me fije dhe e kavardisim atë me 3 lugë gjelle vaj ulliri derisa të zverdhet pak. Shtojmë selinonë e pastruar nga fijet dhe të prerë hollë, karrotat në rrathë, hudhrat e prera në fera, rozmarinë dhe I kavardisim perimet derisa ato të ulin volumin, mundësisht të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë kripër dhe piper.

Domatet I pastrojmë nga lëkura dhe farat dhe I presim në kubikë mesatarë. Ndërkohë parallel në një tigan të thellë vendosim përsëri 3 lugë gjelle vaj dhe shtojmë në të mishin të marinuar me kripë dhe piper të zi. E pudrosim me pak miell gruri ose misri dje skuqim mishin derisa të zërë një kore të verdhë. Shuajmë mishin me verë të kuqe dhe e lemë pak derisa të avullojë alkooli I saj.

Shtojmë perimet mbi mishin në tiganin e thellë dhe mbi të domatet në kubikë, e lëmë të zziejë në zjarr mesatar për 15 minuta. Më pas e vendosim në furrë të mbuluar në kapak, ose në alumin, për 1 orë e 30 min, në temperaturë 170 gradë Celsius.

Rizoto me bizele dhe domate

Përbërësit:

300 gr oriz

Lëng perimesh

Vaj ulliri

1 qepë

1/4 lugë gjelle hudhër pluhur

100 gr bizele

60 ml verë e bardhë

1 domate

Kripë plus piper i zi

50 gr parmixhan

1 lugë çaji gjalp

Majdanoz

Përgatitja

Vendosim orizin për të zierë vetëm për 10 minuta në lëng perimesh dhe e lemë shumë aldent.

Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kavardisim qepën të grirë imët, shtojmë pak pluhur hudhre dhe e kavardisim derisa qepa të zhytet, shtojmë bizelet, I shuajmë në verë, dhe sapo vera të avullojë, shtojmë orizin.  I trazojmë së bashku, plus domaten në kubik, shtojmë 100 ml lëng perimesh dhe parmixhan, 1 lugë gjelle gjalp dhe I lëmë përbërësit të lidhen. Në fund e shërbejmë me majdanoz dhe të ngrohtë.

 

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?