Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Mish viçi me bizele dhe Verë e ngrohtë

10 Shkurt 2020, 11:18| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 13:09

  • Share

Mish viçi me bizele

Përbërësit:

800 gr mish viçi (osobuko: pjesët e këmbëve)

2 qep të thata

2 karrota

1 1/2 lugë gjelle miell

1 1/2 lugë gjelle piper i kuq pikant

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

1 gotë verë e bardhë

350 ml lëng mishi

1 thelpi hudhër

250 gr bizele (të ngrira)

1 portokall

1 tuf majdanoz

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë copat e mishit (me trashësi 1.5 cm). Qërojmë qepët dhe karrotat. Pastrojmë selinonë nga fijet dhe i presim perimet në kubikë 0.5 cm.

Në një tas përziejmë miellin dhe piperin së bashku dhe pudrosim copat e mishit nga të gjitha anët në miellin të përzierë me piper pikant.

Vendosim vajin në tiganin e thellë dhe sapo të ngrohet, vendosim copat e mishit dhe I skuqim nga të dyja anët derisa të marrë një ngjyrë të artë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe largojmë mishin nga tigani.

Në po atë yndyrë që skuqëm mishin shtojmë perimet, qepën, karrotën, selinonë dhe i trazojmë vazhdimisht për 5 minuta, por jo ti japim ngjyrë ndërsa i trazojmë.

I shuajmë perimet me verë të bardhë dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve, vendosim copat e mishit në tigan me perimet dhe mbulojmë tiganin me kapak dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët për 1 orë. Pas zierjes, mishi duhet të jetë shumë i butë. Koha e saktë e zierjes varet dhe nga trashësia e fetave të mishit të këmbës.

Për përzierjen e erëzave:

Qërojmë dhe grijmë imët hudhrën, presim gjethet e majdanozit dhe i grijmë ato shumë hollë.

Lajmë mirë portokallin, presim lëkurën e tij në shirita të hollë dhe e bashkojmë me hudhrën dhe majdanozin.

Shtojmë në tigan te mishi i gatuar bizelet dhe ½ e erëzave të përziera. Rregullojmë dhe një herë shijen me kripë dhe piper dhe i lëmë të valojë për 5 minuta.

Më pas e shërbejmë mishin me bizele duke e spërkatur përsëri me erëzat e përziera që kanë mbetur.

(Falë mishit të viçit dhe bizeleve, në këtë recetë ka shumë proteina me cilësi të lartë, Hekur dhe zink të cilët na ndihmojnë kundër lodhjes si dhe na bëjnë të jemi rezistent ndaj të ftohtit. Ju bëftë mirë!)

 

Verë e ngrohtë

Përbërësit:

150 gr sheqer

1.5 litër verë e kuqe

6-7 karafil

3 shkopinj kanellë

4-5 aniçe

1 lugë kafe vanilje

Arrëmoskat

Lëkurë limoni

Lëkurë portokalli

3 lugë gjelle lëng limoni

100 ml lëng portokalli

4-5 feta xhinxher

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mirë limonin dhe porkokallët. Vendosim një tigan të thatë në të cilin vendosim sheqerin, 400 ml verë (2 gota), duke shtuar më pas të gjithë përbërësit e tjerë.

Lëmë të ngrohet vera në temperaturë të ulët duke e trazuar derisa të trashet dhe të marrë trajtën e një shurupi.

Shtojmë pjesën tjetër të verës dhe e përziejmë për 5-7 minuta derisa të ngrohet plotësisht, por jo të valojë. E shërbejmë të kulluar, ose me përbërësit që janë në tigan.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?