Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Muffins me kungull e tërshërë dhe Supë me thjerrëza

11 Nëntor 2019, 11:34| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 12:07

  • Share

Muffins me kungull dhe tërshërë

Përbërësit:

1 filxhan çaji pure kungull i verdhë

2 kokrra vezë

1 lugë gjelle gjalp ambienti

1 1/4 filxhan çaji qumësht

1/4 filxhan çaji shurup kajsie

Vanilje

3 filxhan çaji tërshërë (e grirë)

1 pako pluhur pjekës

1 lugë kafe kanellë

Pak kripë

Arrëmoskat

50 gr çokollatë lot

50 gr arra

Përgatitja:

Në një mikser, grijmë dhe kthejmë në miell të ashpër tërshërën. Përsëri në këtë mikser, vendosim purenë e kungullit, shtojmë 2 vezë të plota, gjalpin në temperaturë ambienti, qumësht, shurupin e kajsisë, kanellën, pluhurin pjekës, vaniljen, kripën dhe arrëmoskatin. Pasi I kemi vendosur të gjithë përbërësit, i grijmë për 2-3 minuta.

Lyejmë me pak yndyrë format e tavës dhe mbushim format me kremin e formuar. Shtojmë sipër çokollatë lot. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

Supë me thjerrëza

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza të verdha

1 kokërr qepë

1 karrotë

1 copë rrënjë selinoje

2 thelpinj hudhra

1 patate

1 domate

2 lugë gjalp

Pak nenexhik

Limon

Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i lëmë mënjëanë.

Në një tenxhere të thellë kavardisim qepën në kubikë. Shtojmë karrotën të grirë hollë, rrënjën e selinosë, hudhrat, i kavardisim së bashku, shtojmë pataten e prerë hollë. Në një tenxhere më ujë ose me lëng mishi/pule, hedhim perimet dhe thjerrëzat. Vendosim brenda në tenxhere gjysmë limon të larë mirë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Më pas i kalojmë në blender duke i kthyer në krem.

Në fund shkrijmë pak gjalp dhe shtojmë në të pak nenexhik. Servirim supën duhe shtuar pak gjalp në çdo pjatë.

 

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?