Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Musaka me lulelakër dhe Burani me spinaq dhe oriz

30 Tetor 2019, 10:51| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 12:15

  • Share

Musaka me lulelakër

Përbërësit:

1 kg lulelakër

1 e 1/2 lugë gjelle miell

1 kokërr vezë

Kripë

Piper i zi

Arrëmoskat

100 gr djathë

 

Për kimën:

Vaj ulliri

500 gr mish i grirë viçi

1 qepë

2 thelpinj hudhra

1 lugë kafe piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle parmixhan

6-8 proshutë e papërpunuar krudo

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën në boçe, e shpëlajmë dhe e vendosim në ujë të nxehtë me kripë për të valuar për 10 minuta. E kullojmë dhe e shtypim duke e bërë pure dhe e vendosim më pas në një tas. Shtojmë në tasin me lulelakër miellin, një kokërr vezë, kripë, piper i zi dhe arrëmoskat. E përziejmë lulelakrën dhe e vendosim si bazë në një tepsi. Grijmë djathin hollë dhe e mbulojmë komplet bazën me djathë.

Ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kavardisim mishin e grirë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zverdhet pak. Shtojmë qepën dhe e përziejmë së bashku për 3 minuta, shtojmë hudhrat e grira imët, piperin e kuq, kripën, piperin e zi, i trazojmë duke vazhduar skuqjen. Mund t’I ndihmojmë herë pas here me pak ujë sa të mos ngjitet.

Kur mishi të jetë gatuar e shpërndajmë duke e niveluar mbi sipërfaqen e mbi sipërfaqen në tavën me lulelakër dhe djathë.

E spërkatim përsëri me djathë të grirë hollë. Shtojmë 40 gr gjalpë, 40 gr miell, 2 gota qumësht, përgatisim beshamelin si zakonisht dhe mbulojmë tavën në të gjithë sipërfaqen.

Burani me spinaq dhe oriz

Përbërësit:

1 qepë mesatare

1 tufë qepë të njoma

Kripë

Pak pluhur hudhër

1 filxhan çaji oriz

800 gr spinaq

1 tufë koper +majdanoz

Piper i zi

Nenexhik

Vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

Përgatitja:

 Në një tenxhere ngrohim vajin, hedhim qepën e grirë shumë hollë, e kavardisim sat ë zbutet dhe më pas shtojmë qepët e njoma të prera në unaza të holla dhe bishtat. (5-6 qepë të njoma normale, jo shumë të trasha).

Pasi qepa ka ulur volumin, shtojmë pak kripë, orizin dhe I trazojmë së bashku me qëllim që orizi të kavardiset pak. Shtojmë spinaqin, e trazojmë për 1 minutë dhe më pas shtojmë ujin e valuar gjysmë filxhani, dmth për një filxhan oriz do të hedhim 1 filxhan e gjysmë filxhanë ujë dhe jo 2, shut si zakonisht. E lëmë të ziejë për 10 minuta, më pas shtojmë erëzat, 1 lugë çaji gjalp, e trazojmë dhe pas 5 minutave e largojmë nga zjarri.

Kalojmë proshutat në një tigan pa yndyrë derisa të skuqen. I copëtojmë dhe i shpërndajmë mbi beshamel, duke hedhur përsëri pak djathë të grirë në rende.

Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

 

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?