Pastiçe me djathë dhe petë
Përbërësit:
500 gr makarona
4 vezë
800 ml qumësht
250 gr djathë të bardhë
kripë dhe piper I zi
Arrëmoskat
8-10 petë të holla
gjalp, vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë makaronat jo plotësisht (2 minuta më pak se minutazhi i shkruar në etiketë.)
Në një tas rrahim vezët, gjalp dhe vaj të tretur së bashku (4 lugë gjelle), qumësht, kripë, piper, arrëmoskat dhe i trazojmë mirë së bashku.
Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shtojmë 4 petë pioshtë duke i spërkatur me yndyrë.
Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tasin me qumësht dhe vezë, shtojmë në të djathin e thërrmuar, i përziejmë mirë dhe shtojmë makaronat në petë.
Mbulojmë makaronat me petat e mbetura duke i spërkatur mirë në çdo petë.
Vendosim tavën në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 30-35 minuta.
Pasi e nxjerrim, e lëmë të pushojë 10-15 minuta, e presim në kuadrate dhe e shërbejmë.
Mish me qiqra
Përbërësit:
500 gr mish viçi
1 qepë
2 thelpinj hudhra
1 lugë çaji piper të kuq
1 lugë gjelle salcë domate
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri
400 gr qiqra
majdanoz
Përgatitja:
Nëse qiqrat i kemi të pagatuara, atëherë do ti vëmë në darkë në ujë të ftohtë. Për të larguar cipën e qiqrave sa më lehtë mund të shtojmë pak sodë buke. Një ditë më pas i shpëlajmë duke i fërkuar me duar me qëllim që të largohet cipa e tyre. I shpëlajmë mirë dhe i vendosim për t’i zier.
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim mishin derisa të marrë pak ngjyrë të lehtë. E largojmë dhe po në atë yndyrë kaurdisim qepën e prerë imët derisa të zverdhet pak.
Më pas shtojmë mishin të ziejë në temperaturë mesatare.
Pasi qiqrat të kenë zier dhe dhe shteruar lëngun, i shtojmë te tenxherja me mish dhe I lëmë të ziejnë së bashku derisa të shohim që lëngu është trashur pak.
Shtojmë në fund piper të zi dhe majdanoz dhe i shërbejmë menjëherë.