Presh me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
1.2 kg presh
2 qepë
300 gr mish të grirë
1 lugë gjelle salcë domate
1 lugë çaji piper i kuq
Kripë dhe piper i zi
1 gjethe dafinë
Vaj ulliri
1 1/2 lugë gjelle oriz
2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
Përgatitja:
Pastrojmë preshin dhe i presim ata pjerrtas në gjatësi 2-3 cm.
Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë në të qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim atë derisa të bëhet transparente.
Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë t’i përziejmë së bashku derisa mishi të ndërrojë ngjyrë dhe të thërrmohet.
Shtojmë salcën dhe i trazojmë së bashku duke shtuar preshët, kripën, piperin dhe dafinën. Vendosim kapakun me qëllim që preshi të ulë volumin e tij duke trazuar herë pas here dhe shohim që preshi lëshon pak ujë. Shtojmë 1 ½ lugë gjelle oriz.
Shtojmë një gotë ujë dhe ulim temperaturën në mesatare, e lëmë të ziejë ngadalë, derisa preshi të ziejë dhe uji të shterojë.
E shërbejmë të ngrohtë.
Sultjash
Përbërësit:
1 filxhan çaji oriz
1 1/2 filxhan ujë
1.4 litër qumësht
Pak kripë
5-6 lugë gjelle sheqer
Sheqer vanilje
1 lugë kafe gjalp
Kanellë
Përgatitja:
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tenxhere, ku shtojmë ujë e kripë dhe e lëmë orizin të ziejë derisa të ketë përthithur komplet ujin.
Atëherë fillojmë dhe shtojmë qumështin pak nga pak dhe përziejmë vazhdimisht. (gjithmonë në temperaturë mesatare)
Mund të shtojmë gjatë zierjes një shkop kanellë dhe lëkurë limoni nëse preferoni.
Kështu e lëmë të ziejë duke shtuar qumësht herë pas here derisa të përfundojë komplet qumështi dhe orizi me qumësht të ketë trashur konsistencën e tij.
Shtojmë sheqerin, sheqer vanilje dhe I përziejmë mirë. E lëmë të ziejë dhe 10 minuta të tjera dhe para se ta largojmë nga zjarri, shtojmë edhe 1 lugë kafeje gjalp, e përziejmë dhe shohim që qumështi është bërë si një salcë e trashë. E servirim në tas dhe e elëmë të ftohet fillimisht në temperaturë ambienti, më pas e vendosim në frigorifer për 1-2 orë. E shërbejmë duke e pudrosur me kanellë.