Përbërësit
500 gr mish i grirë
1 qepë e vogël e skuqur
1 vezë
800 gr patate
200 gr domate
100 gr djath pice
1 lugë gjelle peksimadhe
Pak vaj
1 lugë kafe piper i kuq
Majdanoz
1 thelp hudhër
Pak rigon
Kripë dhe piper i zi
Për kremin
250 gr krem kosi
150 gr pana
1 thelp hudhër
50 gr djath pice
3 qepë të njoma
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla . Fillimisht skuqim qepën që të zverdhet. Në tasin me mish të grirë shtojmë qepën e skuqur , vezën, kripën , piperin e kuq , piperin e zi, majdanozin, rigonin, 1 lugë gjelle peksimadhe. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë dhe lëmë brumin e qofteve të pushojë për 20 minuta.
Formojnë qoftet sa një arrë të madhe. Lyejmë një tepsi me yndyrën që dëshironi. Vendosim patatet si vendosja e tjegullave . Mbi të vëmë qoftet duke krijuar hapësira bosh. Në hapësirat bosh mund të vendosim gjysëm domate ( nëse dëshironi )
Në një tas trazojmë kremin e kosit , panan, 1 thelp hudhër të shtypur 50 gr djath pice , kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë dhe i shpërndajmë mbi qofte dhe patate.
Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 35 minuta. Pas 25 minutave e nxjerrim tavën dhe shtojmë në të djathin e picës dhe e lëmë sërish për 10 minuta në furë deri sa djathi të shkrijë e të zverdhet.
Receta e dytë : Supë me domate
800 gr domate
1 kokërr qepë e kuqe + kripë
50 ml verë e bardhë
500 ml lëng perime
30 gr oriz
2 lugë gjelle krem kosi
1 lugë çaji sheqer
1 thelp hudhër e shtypër
Borzilok
Kripë + piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e grirë hollë me pak kripë. Kur qepa të jetë bërë transparente ( e butë ), e shuajmë me verë të bardhë . E lëmë të avullojë alkooli dhe shtojmë domatet ( nëse janë të freskëta i hapim lëkurën). Shtojmë 4-5 gjethe borzilok të copëtuar , 1 thelp hudhër të shtypur, lëngun e perimeve ose ujë, 2 lugë gjellë oriz, kripë e piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 12 – 15 minuta. E kalojmë supën ne blender dhe e kthejmë atë në krem. Në fund shtojmë 2 lugë gjelle krem kosi , e lëmë të marrë një valë dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë !