Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Spinaq dhe domate në furrë dhe Harapash stani (me mëlçi qingji)

23 Prill 2019, 11:06| Përditesimi: 23 Prill 2019, 13:28

  • Share

Receta e parë: Spinaq dhe domate në furrë

Përbërësit:

1 kg spinaq

8 kokrra vezë

10 domate qershi

70 gr parmixhan

1 lgj miell

Kripë,piper i zi dhe arrë moskat

Vaj ulliri ose gjalp

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 200ºC. Lyejmë me vaj ose gjalp një tepsi me brinjë 25 cm. Kalojmë spinaqin në ujë të valuar me kripë për 2 minuta. Kullojmë spinaqin dhe e shtrydhim duke larguar ujin e tepërt dhe më pas e grijmë trashë. Në një tas rrahim 6 kokrra vezë të plota. Shtojmë 1 lugë gjelle miell, parmixhanin e grirë, kripë, piper dhe i përziejmë mirë. E hedhim këtë masë në tavën e lyer me yndyrë më parë dhe e vendosim në furrë duke e ulur temperaturën në 180ºC për 10 minuta deri sa veza të mpikset pak.

Rrahim vezët e mbetura. Shtojmë spinaqin, kripë, piper e arrë moskat dhe i përziejmë mirë. Largojmë tavën nga furra dhe shtojmë sipër spinaqin duke vendosur sipër tij copa domate të vogla dhe e vendosim përsëri në furrë për 10 minuta të tjera deri sat ë gatuhet plotësisht. E largojmë tepsinë nga furra dhe e lëmë të bjerë temperature. Më pas e presim në kuadrate dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Spinaq dhe domate në furrë

Receta e dytë: Harapash stani (me mëlçi qingji )

Përbërësit:

500 gr mëlçi qingji

1 qepë mesatare

3 lgj gjalp

4-5 gota lëng mishi ose mëlçie

1 gotë miell misri

Kripë dhe nenexhik

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë mëlçitë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me kripë. I nxjerrim nga vala dhe i presim në kubikë të vegjël. Shkrijmë pak gjalp dhe kaurdisim qepën e grirë hollë. Shtojmë mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku. Shtojmë nenexhik dhe lëngun e mëlçive dhe i lëmë të marrin valë.

Kaurdisim veçmas miellin me pak gjalp dhe e shuajmë me lëngun me qepë e mëlçi.

Shënim: Mund të shtohet edhe mielli direkt në tenxhere pa u kaurdisur, zgjedhja është juaja.

Pasi të jetë bashkuar lëngu me qepë dhe mëlçi së bashku me miellin dhe e lëmë të valojë deri sa brumi të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës. E vendosim në pjatë dhe sipër e spërkatim me pak gjalp.

Harapash stani (me mëlçi qingji)

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?