Tartë me perime
Përbërësit:
1 petë sfoljatë
1/2 qepë
1 karrotë
1 spec i kuq
150 gr bizele
2 kunguj
2 vezë
2 lugë gjelle parmixhan i grirë
1 filxhan çaji qumësht
100 gr djathë scamorza
Kripë dhe piper i zi
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë të vegjël.
Qepën e grijmë hollë.
Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Shtojmë perimet dhe i përziejmë në tigan në temperaturë mesatare për 10 minuta.
Shtojmë bizelet dhe i përziejmë së bashku për 5 minuta.
Në një tepsi rrumbullake vendosim një letër pjekje, më pas rregullojmë petën sfoljatë, duke e shypur bazën me pirun.
Shtojmë perimet dhe i nivelojmë ato.
Në një tas rrahim dy vezë, qumështin, parmixhanin, kripë, piper dhe i përziejmë mirë bashkë me djathin e tymosur. I përziejmë mirë dhe i shtojmë sipër perimeve.
Kthejmë anët dhe e vendosim tepsinë në furrë në tëmperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë tartën të ftohet, e presim dhe e shërbejmë.