Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tartë me presh dhe Krem brokoli me fasule

4 Nëntor 2019, 10:05| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 14:41

  • Share

Tartë me presh

Përbërësit:

3-4 presh (vetëm pjesa e bardhë)

100 gr rikota

3 lugë gjelle parmixhan

2 vezë

3 lugë gjelle qumësht

Arrëmoskat

1 petë sfoljat

Përgatitja:

Pastrojmë preshët dhe kryesisht pjesën e bardhë të tij e presim në unaza të holla.

E vendosim në një tigan dhe shtojmë pak ujë (1 filxhan kafeje), I lëmë të ziejnë pak derisa të zbutet, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tas, ku shtojmë rikotën, vezët dhe parmixhanin.

Në një tepsi vendosim letër pjekjeje dhe mbi të vendosim petën sfoljat, shpojmë sipërfaqen e petës me pirun dhe shtojmë mbushjen me presh.

Në fund mbledhim anët dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius, për 25-30 minuta.

Krem brokoli me fasule

Përbërësit:

500 gr brokoli

200 gr fasule të gatuara

1 lugë kafe kurkuma

1 lugë kafe kumin

Vaj ulliri

Kripë

Piper i bardhë

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin, ndajmë lulet në bohçe të vogla dhe pjesën e kërcëllit e presim imët.

Vendosim copëzat e brokolit në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta ose derisa të zbuten plotësisht.

Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të farat e kuminit për 1 minutë. Më pas shtojmë kurkumet, fasulet e gatuara dhe kripë.

I lëmë të marrin valë për pak minuta në nxehtësi mesatare derisa të mos ketë lëng.

Kullojmë brokolin dhe e kalojmë në blender, duke I shtuar brënda kripë dhe vaj ulliri.

Vendosim kremin e brokolit në një pjatë, bëjmë një gropë në mes me kurrizin e lugës dhe e mbushim me fasule. I shtojmë në fund piper të bardhë dhe e shërbejmë!

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?