Tasqebap
500 gr mish viçi ose dashi
3-4 qepë
1 lugë miell
1/2 gotë vere
1 lugë salcë
2-3 domate në rende
Pak spec i kuq
3 thelpinj hudhra
1-2 gjethe dafine
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja
Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.