Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tavë me patate e mish të grirë dhe Supë krem presh me kos

29 Janar 2020, 11:06| Përditesimi: 29 Janar 2020, 13:02

  • Share

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

1.2 kg patate

3 domate

Vaj ulliri

1 qepë

500 gr mish i grirë

Kripë dhe piper i zi

200 gr krem pana

Rigon

150 gr mozzarella

Përgatitja:

Lajmë patatet dhe i vendosim në tenxhere me ujë, për të zier 25 minuta.

I largojmë dhe i qërojmë nga lëkura. I presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm. Po ashtu edhe domatet i presim njësoj si patatet. Në një tigan vendosim pak vaj, 1 qepë të vogël, e kaurdisim mirë dhe shtojmë në të mishin e grirë, e trazojmë derisa mishi ndërron ngjyrë dhe thith lagështinë e tij. Rregullojmë shijen me kripë  dhe piper të zi dhe e largojmë mënjëanë. Në një tavë të lyer me vaj shtojmë si bazë me rrathë në formë tjergullash fetat e patateve të ziera. Mbit ë shtojmë mishin e grirë dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen.

E spërkasim lehtë mbi mish me krem pana duke e aromatizuar pak me rigon.

Mbulojmë të gjithë sipërfaqen me feta domate, i mbulojmë patatet me djathë mozzarella të grirë dhe e vendosim tavën në furrë, në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20 minuta.

 

Supë krem presh me kos

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 presh mesatar

2 thelpi hudhër

2 patate mesatare

400 gr kos

2 të verdha veze

3 lugë gjelle limon

2 lugë gjelle gjalp

1 lugë piper i kuq

Koper

Përgatitja:

Presim preshin horizontalisht dhe e shpërndajmë atë mirë, e presim preshi hollë hollë. E lëmë të ziejë atë për 12-15 minuta. Shtojmë te preshi dhe patatet e e prera në kubikë të vegjël.

Pasi të ketë zier preshi dhe patatja, e kalojmë në blender supën duke e kthyer atë në krem.

Në një tas rrahim 2 të verdha veze, shtojmë limon, kosin dhe i përziejmë së bashku. Pasi largojmë supën nga zjarri shtojmë lugë lugë supën te tasi me kos duke e trazuar vazhdimisht i bashkojmë pastaj në tasin e supës. Mund ta shërbejmë duke e spërkatur me pak vaj ulliri , koper ose shkrijmë pak gjalp, e përziejmë me piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë në pjatën e servirur. Ju mund të shijoni atë që preferoni më shumë. Ju bëftë mirë!

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?