Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tortë me kumbulla dhe Fërgesë me kunguj e vezë

23 Korrik 2018, 16:22| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 16:42

  • Share

Receta e parë : Tortë me kumbulla

Përbërësit :

3 kokrra vezë

150 gr sheqer

150 gr krem djathi

30 ml qumësht

100 gr miell

100 gr miell misri

100 gr niseshte

80 gr vaj

1 pluhur pjekës

1 sheqer vanilje

Përgatitja :

Fillimisht lajmë e thajmë kumbullat dhe i presim ato në feta. Rrahim vezët duke shtuar në to sheqerin dhe e përziejmë deri sa sheqeri të shkrijë.

Shtojmë kremin e djathit dhe e trazojmë deri sat ë na formohet një masë homogjene. Shtojmë vaj, qumësht dhe pak kripë.

Në një tas përziejmë produktet e thata , miellin e grurit, miellin e misrit, niseshtenë, pluhurin pjekës dhe vaniljen. I trazojmë ato dhe gradualisht i shtojmë tek tasi ku kemi trazuar produktet e lëngshme. I trazojmë mirë deri sa bëhet një brumë i butë.

Shtojmë brumin në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell. E nivelojmë sipërfaqen dhe vendosim në të feta kumbulle. I spërkatim me sheqer dhe vendosim tortën në furrë në temperaturën 175ºC për 30 minuta. Pasi torta piqet , e ftohim atë dhe e pudrosim me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Receta e dytë : Fërgesë me kunguj dhe vezë.

4 kunguj të njomë

1 kokërr qepë

2 domate

4 kokrra vezë

4 thelpinj hudhër

Vaj ulliri

Kopër

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Fillimisht, lajmë dhe thajmë kungujt dhe i presim ato në shirita me trashësi 1 cm dhe gjatësi 3- 4 cm. Në një tigan të madh vendosim vajin e ullirit , qepën dhe i kaurdisim deri sa qepa fillon të zverdhet. Shtojmë në të kungujt dhe i kaurdisim për 3 – 4 minuta. Shtojmë më pas domatet e shtrydhura dhe hudhrat e grira dhe dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10 minuta.

Pasi kalojnë 10 minuta rrahim vezët me kripë e piper të zi dhe is htojmë tek kungujt. I mbulojmë ato me kapak dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta të mbyllur në temperaturë nën mesatare. Në fund e servirim me pak kopër.

Ju bëftë mirë!

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?