Receta

Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Tortë me mollë e rrush të thatë dhe "spaghetti carbonara"

5 Mars 2020, 10:33| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:47

  • Share

Tortë me mollë dhe rrush të thatë

Përbërësit:

3 vezë

150 gr sheqer

120 gr gjalp ambienti

200 gr miell

1 pako pluhur pjekës

Lëkura e një limoni (e grirë)

3 mollë të kuqe

3 mollë të verdha

1 lugë çaji kanellë

100 gr rrush i thatë

2 lugë gjelle prevede pjeshke

Përgatitja:

Në një tas vendosim 3 vezë të plota, sheqerin, gjalpin e ambientit, miellin, pluhurin pjekës, 1 lugë kafe lëkurë limoni të grirë hollë. Të gjithë këtë përbërës i trazojmë me rrahësen e vezëve elektrike, derisa të formohet një brum i hollë.

Presim gjysmë molle të verdhë dhe gjysmë molle të kuqe, i pastrojmë nga farat dhe I presim në kubikë.

Vendosim mollët e prera në një tas, shtojmë në të lëngun e gjysmë limoni, rrushin e thatë (të zbutur në liker), kanellë, 2 lugë gjelle sheqer, I trazojmë dhe shtojmë edhe 2 lugë gjelle miell. I trazojmë përsëri mirë dhe më pas shtojmë mollët te tasi me brumë.

I trazojmë mirë derisa mollët të jenë lyer mirë me brum dhe I shtojmë në tepsi ku kemi shtruar më parë letër pjekje.

Nivelojmë brumin në tepsi. Presim mollët e kuqe dhe të verdha në feta.

Vendosim fetat e mollës duke I alternuar, një fetë të verdhë dhe një të kuqe, por jo të ngjeshura me njëra tjetrën.

Kështu vazhdojmë duke lënë hapësië 1 cm për kolonën e dytë dhe më pas kolonën e tretë. Pra midis kolonave me mollë duhet të ketë 1 cm distancë.

Spërkatim mollët me sheqer dhe pak kanellë.

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Pasi e lëmë të ftohet pak torta, hapësirën pa mollë e spërkasim me pak sheqer pluhur ndërsa mollët I lyejmë me anë të një furce me prevede pjeshke.

 

 

Spaghetti karbunara

Përbërësit:

400 gr spaghetti

150 gr pançetë

100 gr djathë pekorino

2 të verdha veze

1 vezë e plotë

Kripë

Piper i zi nga mulliri

Përgatitja:

Në një tigan të ftohtë vendosim pançetën të prerë në kubikë ose shirita 2 cm.

Në tasin ku kemi grirë djathin shumë imët, shtojmë 2 të verdha veze, 1 vezë të plotë dhe I trazojmë mirë derisa të na formohet një masë e plotë. Shtojmë pak piper të zi dhe I trazojmë përsëri.

Ndërkohë trazojmë pançetën derisa ajo të marrë ngjyrë të kuqerremtë dhe të ketë nxjerrë yndyrën e saj.

Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë të bollshëm të valuar me kripë, 2 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë.

Largojmë pançetën e skuqur nga tigani, duke lënë aty yndyrën, shtojmë gjysmë garuzhde me lëng makaronash në tigan. Lëmë që makaronat të përthithin pak lëngun. Largojmë tiganin nga zjarri duke e lënë t’i bjerë temperatura për 3-4 sekonda. Shtojmë salcën me djathë, vezë e piper, e trazojmë me shpejtësi, e vendosim përsëri tiganin në zjarr derisa të formohet një salcë kremoze. Shtojmë dhe pançetën e skuqur, duke lënë vetëm pak në tas për ta shtuar në fund kur ta servirim.

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Torino: 05/03/2020 12:48

    O zonja vjollsa gatuj na nji gje te krahinave tona mos u mer me karbonarat je shum larg ske lidhje me guzhinen italiane

    Përgjigju
  • vjeshta: 05/03/2020 12:26

    Jo karbunara carbonara,Jo pecorino por djathë dele(shqip)! Karbunara bëhet me guanciale ( mish koke) ose më saktë me mishin e faqeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?