Nëna mban në krahë vajzën e saj të vogël menjëherë pas sulmit që la 34 persona të vrarë.
Në pamjet e publikuara shihet një nënë dhe vajza e saj të gjakosura nga sulmi i ndodhur në qyetin ukrainas Sumy, me raketa balistike ruse. Nëna mban në krahë vajzën e saj të vogël për të ikur nga sulmet ku mbetën të vrarë 34 persona.
Në video shihet e mitura që bërtet “Më goditën”. Mamaja e saj mundohet ta ngushëllojë por vogëlushja është tronditur dhe plagosur nga sulmi dhe qan papushim.
117 persona u plagosën nga sulmi mes të cilëve edhe 15 fëmijë. Sulmi u regjistrua në qendër të qytetit ukrainas të Sumy të Dielën e Palmës ose siç njihet në vendin tonë të Dielën e Larit. Raketat goditën pranë kishës, ndërsa dhjetëra besimtarë ishin mbledhur për lutje. Në pamje duken njerëzit, shumë prej të cilëve të moshuar, duke vrapuar në panik për t'u mbuluar, ndërsa disa janë përfshirë nga vala goditëse e shpërthimeve.
Komente
