VIP & Spektakël

'Të gjitha i bëj për ty' Në ditëlindjen e Luana Vjollcës do ju preket zemra me dedikimet speciale (Foto)

2 Shtator 2019, 15:28| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 15:49

  • Share

Ditën e sotme moderatorja seksi e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston 27-vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk kanë munguar urimet e shumta.

Mes tyre është edhe urimi i veçantë i motrës së saj Marina Vjollca dhe i nënës, Maria Vjollca.Urimin e parë Luana e mori nga Marina, e cila në orën 00:00 i ka bërë asaj një urim emocionues. Kjo e fundit priti mesnatën për të thënë fjalët më të bukura për gjysmën e saj, me një postim në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”.

Ky urim ka emocionuar pa masë Luanën e cila me një koment falenderon Marinën për fjalët e ëmbla.

“Jet boll më emocionovee se plasaa TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”.

Mirëpo nuk ka munguar as urimi nga nëna e Luanës, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla.

“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.

Pas këtij urimi të ngrohë, Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë e bën për të.

“Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkruan Luana.

1/2
/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 03/09/2019 12:55

    Pa pa cfare dedikimesh. Mishi kokerr po me behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?