Të gjitha masat kufizuese për COVID-19 shtyhen PA AFAT përtej 3 prillit! Nga shkolla, lokalet, tubimet, operacionet në publik e privat (URDHRAT)

1 Prill 2020, 16:07| Përditesimi: 1 Prill 2020, 17:40

  • Share

TIRANE - Të gjitha masat kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shtyhen pa afat përtej 3 prillit kur ishte marrë vendimi i fundit.

Në një urdhër të firmosur këtë të mërkurë, 1 prill, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19, të gjitha veprimtaritë e pezulluara në momentin kur u shfaq pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë.

Kështu, shkollat publike e private, çerdhet, lokalet, restorantet, aktivitetet publike (tubime etj), ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në publik dhe privat, klinikat dentare etj, do të qëndrojnë të pezulluara pa afat. Urdhi i 1 prillit rrëzon të mëparshmet.

Ora 16:17
Shtyhet vendimi! Lokalet, restorantet dhe fast-food-et vijojnë mbylljen pa afat

Vendimi i marrë në 13 mars për mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food-et, aktivitetet kulturore dhe ndalimi i grumbullimeve masive të njerëzve do të vijojë pa afat deri në përfundim të fatkeqësisë nga koronavirusi.

Ora 16:10
Shtyhet pa afat edhe vendimi për hapjen e klinikave dentare

Kabinetet laboratorike dhe klinikat dentare do të vijojnë që të qëndrojnë mbyllur pa afat, pra deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas urdhrit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ora 16:07
Pezullohen komisionet e KEMP-it, invalidët do vijojnë të marrin pagesën

Një tjetër vendim i marrë nga ministria e Shëndetësisë është mbyllja e komisioneve të KEMP-it deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama sqaroi mbrëmë se të gjithë ata që marrin KEMP dhe në këtë periudhë që gjithçka është mbyllur kishin datën për të dalë para komisionit do të vijojnë që të marrin pagesën normalisht. "Të gjithë ata që nuk mund të paraqiten në komision se nuk funksionojnë do të vijojnë të marrin pagesën e paaftësisë" tha Rama.

Ora 16:03
Ndërpriten pa afat operacionet në shtet dhe privat deri sa të fitohet lufta me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të shtyjë pa afat deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore vendimin për të ndërprerë të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në QSUT, spitalin 'Shefqet Ndroqi' por edhe në spitalet private operacionet.

Ora 15:42
Urdhri/ Shkollat mbyllur deri kur të përfundojë gjendja e shkaktuar nga COVID-19

TIRANË - Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. 

Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Urdhi i parë i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill. 

Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet. 

Urdhri i Manasterliut, sot më 1 prill

Urdhi i firmosur me 19 mars, ku thuhej se shkollat mbylleshin deri me 3 prill
G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 01/04/2020 17:20

    MOJ po kjo mbyllja e pandemise mund te shkoje 6-7 muaj,,,,,do rrine njerezit pa buke 6 muaj...

    Përgjigju
  • ehehe: 01/04/2020 17:04

    Po pse keni syt nga italia bukur, i imitoni ma keq se majmunet, Zoti past meshir per ju qeveritaret e djallit

    Përgjigju
  • ani: 01/04/2020 16:19

    o edvin ti po semur rende ekonomine e vendit. ata qe do i therrasi perendia do shkojne aty, duam apo sduam ne, por ti po na con te gjitheve per lesh por do ta kuptosh kur te te vijne tek dera

    Përgjigju
    • gjkkk: 02/04/2020 01:04

      Sipas tej te dalim t gjith jasht ajde rrot karote qe qenke

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?