Të gjitha ofertat që pranoi Sali Berisha në këmbim të plaçkitjes së Shqipërisë! Mori 10 milionë euro nga Taçi?

19 Mars 2022, 08:24| Përditesimi: 19 Mars 2022, 08:35

  • Share

Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)

Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?

Po çantën me 7 milionë euro a e pranoi nga sekseri Nuel Kalaj në këmbim të faljes së OSSH tek çekët?

Të dyja çantat dyshohet se janë dorëzuar në Vjenë dhe kanë qenë vetëm kapari.

(Pse me çfarë parash i ngriti 20 kulla në emër të dhëndrit?!)

Kur e pyetën se deri në vitin 2005 e kishte quajtur Taçin mafioz dhe hajdut, ndërsa tashmë po i jepte naftën, Berisha tha se nuk kishte thënë Taçi, por Caci.

10 milionë euro rrafshojnë gjysmë e alfabetit, jo më zëvëndësimin e një 't-je' me një 'c'.

Fazlliçit, përshembull, jo vetëm ia pranoi ofertën në këmbim të aferave me pronat, por e futi edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë.

Ofertat e Ilir Karçinit, Ismail Mulletit, Agim Gjilanit, Ardian Shatkut, Gerti Nushit, Giovanni Pascale etj., i pranoi pa zë.

Lista është e gjatë dhe gjysmë e padukshme.

Nuk ka pranuar vetëm ofertën e Zafar Ansarit, i cili refuzoi 'taksën' e lartë.

Pse për snobizëm e futën në listën e zezë?!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 19/03/2022 14:46

    Fryhet mali dhe pjell nje mi, thote populli. Nga nxitimi ose servilizmi. Ndersa e targetojne Saline per TAP ku me te drejte ai mund edhe te krenohet, i kane gjetur lloj e soj "informatash". Si kjo e "varjes" si Sadami apo numerimit ne "balle" sipas Mero Temes! Dhe merren me miliona ne ere te Tacit. Si duket deklarata e Berishes i prishi planin regjise se kryedallkaukut per te na e shitur si epopene e tij personale. Pra i shkoi ne hale. Dhe oburra ne sulm per "damage control"! Si duket paskan burime ose brenda CIA ose vete Salise qe kane mesuar cfare eshte biseduar e deri te varja si Sadami. Po mire, po pse nuk thoni nese perfitoi apo jo Saliu ndonje gje nga TAP? E thjeshte fare. Asnje koment??? Fjala bie te thoni se ai perfitoi duke kaluar nenkontratat tek kunati i tij "oligarku" ULAJ? Apo pse eshte shok biznesi i kryedallkaukut? Apo se shume dallkauke te tjere te rilindjes jane perfitues direkt nga kontratat e TAP qu u fali Berisha?

    Përgjigju
    • Bureto: 20/03/2022 10:41

      Per shkrimet neper gazeta, kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha jeton 1000 vjet, por eshte e çuditdhme se pse hesht SPAK-u mund te pyese dikush! Epo ketu fshihet lepuri. Ky eshte problemi, kjo eshte pyetja de: Pse? Dje u arrestua ishkryeministri bullgar Borisov, më heret kjo kish ndodhur me ate rumun e kroat etj, kudo neper bote. Tani te rrime shtrember e te flasim drejt; dy gjera jane ketu, ose Saliu eshte 'i paster si qelibari', qe do te ishet çudia me e madhe, ose me pislleqet e tij, te familiareve dhe te bashkepunetoreve te tij te ngushte mesa duket, do te jene implikuar dhe persona te tjere politike e shtetare te fuqishem, kryesisht nderkombetare qe e mbrojne ate. Per aferat e tij nder vite, DASH ka shume informacion, mbi te cilat ka mbeshtetur dhe shpalljen e tij 'non grata'. Por nese beson siç deklaroi zv.ndihmes sekreteari i shtetit G.Escobar, se ne e beme tonen, tashme topi eshte ne dore te drejtesise shqiptare, shqip kesaj i thone 'nje vërë në uje'. SPAK me metoda te ligjshme, pa anashkaluar dhe ato morale, duhet vene nën trysni qe te veproje. Provat dhe faktet jane mal dhe keto jo vetem per afera korruptive, por edhe per krime te shumta. Rruge te mesme nuk ka. Saliu eshte themelei/baza e problemeve me ligjin në Shqiperi. Nëse bie ai, bien edhe te tjeret, per te cilet puna do te jete më e lehte. Flasim gjithe diten, nga te gjitha anet, bile edhe nga vete mekataret, se duhet bere pastrimi i politikes shiptare nga pislleku 30 vjeçar, dmth metaforikisht nga 'hauri i Avgjise', por asnje nuk na thote se si behet kjo. Ndaj dhe kemi ngelur tek scoop-et mediatike, ndonje deklarate nga miqte sa per te lare gojen dhe per më teper mesa duket, edhe drejtesia e premtuar prej tyre, aq e deshiruar nga shqipatret (93% e mbeshteten ate dhe tani presin qe ajo te veproje), ka gjasa qe te dale nje fiasko. Po qe keshtu, ky do te jete zhgenjimi me i madh, qe do te thote se ky vend perfundimisht nuk behet më!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?