Të gjitha patrullat policore në Kosovë do të pajisen me armë të gjata, thotë ministri i Brendshëm, Sveçla

12 Janar, 16:47| Përditesimi: 12 Janar, 17:20

  • Share

Të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

Në postimin në facebook ministri i Brendshëm nuk sqaron sa armë janë blerë, por falënderon Kroacinë.


“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.”, shkroi Sveçla në Facebook.

Njoftimi për blerjen e armëve të gjata për zyrtarët policorë vjen një ditë pasi DASH konfirmoi se miratoi kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërtanke, Javelin, që prodhohen në SHBA, për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Procesi i miratimit të këtyre armëve për Kosovën tani duhet të marrë pëlqimin e Kongresit amerikan.

Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë, të cilët kanë grada të ndryshme. Policia është reaguesja e parë e sigurisë në Kosovë dhe më pas vjen misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?