Foto ilustruese

Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet

30 Prill, 15:02| Përditesimi: 30 Prill, 15:03

  • Share

Të gjitha valutat e huaja këtë të martë janë në rënie në raport me monedhën kombëtare Lek.

Një euro sot po këmbehet me 100.6 lekë, që është vlera më e ulët e muajit prill, pasi në fillim të muajit ishte 102 lekë.

Në rënie të fortë është edhe dollari që po luhatet në shifrat 93-94 lekë, por edhe franga, paundi, dollari australian-kanadez, jeni, korona norvegjeze apo daneze të gjitha janë zhvlerësuar kundrejt lekut.

Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve.

Forcimi i lekut edhe pse ka ndikuar në uljen e inflacionit ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?